Policia do të nisë së shpejti ndëshkimin e tifozëve problematik në stadiume apo aktivitete të tjera sportive.
Në bazë të ligjit të ri për sportin të vitit 2016, drejtori i pergjithshëm i policisë,Haki Çako,ka urdhëruar ngritjen e komisioneve pranë komisariateve që do të marrin masat ndaj tifozeve problematik.
Masat parashikojnë gjoba nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë si dhe heqje e të drejtës për të hyrë në stadium për 1 vit. Kur tifozi është përsëritës, pezullumi parashikohet 2 vite.sosnews.al
