Një djalë i ri u vu në prangat e policisë së Tiranës në operacionin e koduar “Pages”, pasi ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij.

“Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në rrugën “Besim Alla” ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter dhe një aparat celular, në të cilët ishin të hapura faqe bastesh sportive.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi M. T., 29 vjeç, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 20 vjeç, punonjës në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kompjuteri dhe aparati celular”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version