Policia rrugore ka kryer një aksion në autostrandën Durrës – Tiranë.Kontrollet me radar kanë filluar pas mesnate ku ajo që është vën re nga shoferët ka qenë shpejtësi që i tejkalon limitet.

“Shpejtësi përtej çdo limiti. Fotot flasin vetë. Drejtues mjetesh që nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjarëve që kishin me vete, palë e përdoruesëve të tjerë të rrugës. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”- shkruan Policia e Shtetit.

Policia ka treguar se shifrat e shpejtësisë janë reale dhe mjaft të çmëndura që varionin nga 202 km në orë apo 194 km/orë.Gjithashtu janë arrestuar shumë drejtues makinash që pas testit të alkoolit dolën që ishin nën efektin e tij ose të dehur.

“Me Policinë Rrugore të Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Fotot që shikoni janë reale, teste të bëra me drager drejtueseve të automjetëve. Kjo masë alkooli e konsumuar dhe të drejtosh automjetin është vërtet papërgjegjshmëri. Argëtohuni, por mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur. Drejtues mjetesh: alkooli vret… Në rast se konsumoni alkool mos drejtoni mjetin, por përdorni automjetet e transportit publik. Kështu jeta juaj, e të afërmëve tuaj dhe e të gjithë përdorueseve të rrugës është më e sigurtë” sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version