Policia rrugore ka vendosur mbi 1500 masa administrative dhe ka pezulluar më tepër se100 leje drejtimi, për parakalim të gabuar.
Këto masa kanë edhe si rezultat i kontrolleve me aparatët radarë, të cilët evidentojnë shoferët që tejklakojnë shpejtësinë, që nuk vendosin rripin apo që përdorin celularin.

Veçanërisht gjatë fundjavës, në zonat turistike ka patur fluks të lëvizjes së automjeteve, kryesisht nga ora 08:00-12:00.

Në disa akse rrugore kryesore, përveç patrullave rrugore është angazhuar edhe FNSH.Disa nga akset kryesore ku është fokusuar policia janë: Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.

Deri tani nëpërmjet radarëve janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi dhe janë vendosur 67 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë.

Ka qënë nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,aq që ka koordinuar strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike në kuadër të sezonit turirtik.

Policia vijon t’i bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos neglizhojnë përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskos gjatë qarkullimit.

Po ashtu parakalimet e gabuara përveçese provokojnë aksidente rrugore, do të shoqërohen edhe me gjobë apo pezullim të lejes në momentin e konstatimit nga strukturat e policisë. Ndërkohë, teksa jemi në kulmin e sezonit veror pritet të intensifikohen edhe kontrollet e befasishme ndaj shoferëve nga policët rrugore. / sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version