Në kuadër të masave “Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë “,Policia rrugore e Tiranës në bashkëpunim me atë të Kavajës,ka bërë të mundur arrestimin e 9 personave nga të cilët  2 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të arrestuarit për drejtim mjeti në gjendje të dehur janë:

– Sokol.L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Skoda”.

– D. B., 36 vjeçe, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen”.

Ndërsa janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt:

– Ramazan.B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Ali.D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Shkëlzen.Canaj, 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Zarta”.

– Misir.J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Loncin”.

– Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Viktor.M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Altin.S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”.

Policia rrugore po vazhdon puën për  rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve të cilët mund të jenë rrezik për qytetarët dhe mund të shërbejnë si burim aksidenti.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version