Një 35 vjeçar është arrestuar pas kallzimit të tij në polici nga i ati për dhunë në familje.
Sipas policisë Ramazan Koçi,35 vjeç,banues në Shijak u arrestua pas denoncimit të babait të tij H. Koçi në Policinë e Durrësit, ku ka deklaruar se i biri e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht me grushte e shqelma dhe më pas e ka kërcënuar për jetën duke i vënë thikën në fyt.
Gjatë arrestimit policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy thika Ramazan Koçit.
