Anisa Kostani, efektivja e policisë së Elbasanit është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës pranë kopshtit botanik në Tiranë.

Në momentin e ngjarjes, Kostani ka qenë duke udhëtuar si pasagjere në mjetin që u aksidentua.

Ndërkohë mësohet se në timon ka qenë një person tjetër, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Ata janë përplasur fillimisht me një automjet dhe më pas me trafikndarësen. Mënjëherë pas ngjarjes të dy të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Traumës ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version