Njerëzit që njihnin fytyra e njohura kanë filluar të flasin për arsyen pse dy vëllezërit, princat William dhe Harry nuk flasin.
Sipas një postimi në Twitter nga Kathryn Whelan, një reportere për Wall Street Journal, pallati me qëllim që të mbulojë lidhjen jashtëmartesore të Princit William me Rose Hanbury Marchioness e Cholmondeley, shoqja e mirë e Kate dhe fqinja e Kembrixhit, e ktheu shtypin kundër Meghan Markle dhe ia hodhi atë “ujqërve”, për të mbuluar skandalin dhe për të mbrojtur Kate.
Gazetarja përmend në postimin e saj se kjo është teoria e saj e pa verifikuar, por ajo që pasoi bëri që shumë njerëz të besojnë se mund të jetë diçka më shumë.

Pak më vonë Elon Musk dha një urdhër dhe llogaria e Kathryn Whelan u zhduk, por në të gjithë Twitter nisën diskutimin për postimin e Whelan.
Nuk është hera e parë që Princi William dhe zyra e tij e shtypit akuzohen se kanë luajtur një rol të rëndësishëm negativ në fushatën e urrejtjes kundër Meghan Markle. Sipas librit të Robert Lacey, The War of the Two Brothers, marrëdhënia e William dhe Harry u prish kur Princi Harry zbuloi se zyra e shtypit e vëllait të tij William ishte qendra nga e cila po dilnin vazhdimisht histori negative për Meghan Markle.

