Finalizohet operacioni policor i koduar “Risk”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.
Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 4 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me lëndë narkotike kanabis dhe doza të tjera me lëndë narkotike kokainë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. H., 28 vjeç dhe E. H., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë;.
– M. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë;
– J. C., 26 vjeç, basnues në Tiranë.

