Gjatë operacionit të koduar “Shpërndarësit”,Policia e Elbasanit arriti të arrestonte:
-Bulent Loniku, 22-vjeç,banues në Elbasan,
-Ambri Sinakolli, 22-vjeç,banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit që iu bë në makinën e drejtuar nga Bulent Loku(BMW), në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-2 kg hashash, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.
Arrestimi i tyre, u bë në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” të qytetit të Elbasanit.sosnews.a
l