Një tjetër operacion policor pasditen e së dielës. Kësaj here është arrestuar në një operacion blic i forti i shijakut Flamur Avdyli. Ai është arrestuar nga RENEA në një operacion të nisur që prej orëve të para të mëngjesit. Ai akuzohet për trafik ndërkombëatr heroine nga Prokuroria e Kirmeve të Rënda ndërsa arrestimi është bërë me urdhër Gjykate.Në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij H.H që është i dënuar në Turqi për trafikun e heroinës drejt vendeve të BE-së.

