Në kuadër të Plan-Operacionit “Roja i Gjelbër”,policia po ndjek penalisht 8 shtetas, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Ky operacion insiston në evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligjshme të pyjeve ku dhe po ndiqen penalisht:
•S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;
•E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;
•A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Z.B. 25 vjeç si dhe G.B. 32 vjeç, të dy banues në Ishëm.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 17 metra sterë dru.
Gjithashtu ka filuar procedimi penal edhe për Gj.Ç.,76 vjeç, banues në Manëz si dhe për B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version