Vajza që ishte nën shoqërinë e reperit Arkimed Lushaj është 20 vjec dhe ka inicialet P. Ç. Policia ka vendosur ta procedojë penalisht këtë të fundit për veprën penale të “Moskallzimit të krimit”.

Sipas Policisë ndaj vajzës duhet të nisë hetimi pasi ka qenë në dijeni të faktit se Stresi ka patur armë zjarri pistoletë me vete si dhe kokainë dhe për këtë gjë nuk ka njoftuar organet e rendit.

Arkimed Lushaj është arrestuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë pas kërkesës së bërë nga Prokuroria pas konkretizimit të një hetimi 5 mujor ndaj tij si anëtarë dhe drejtues i një grupi kriminal në tiranë me tendencë trafikimin e lëndëve narkotike dhe krimeve kundër personit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version