Prokuroria për Krimet e Rënda do të kërkojë arrest me burg 12 të arrestuarit për trafik droge që pritet të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj u arrestua të martën sëbashku me dy persona të tjerë. Një ditë më pas, dy doganierë dhe dy oficerë policie ranë gjithashtu në pranga.
Lelaj mendohet të jetë organizatori i këtij rrjeti trafiku, aktiv që prej vitit 2014. Ata akuzohen për trafikimin e 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit drejt Italisë, në Janar të këtij viti, si dhe për trafikim e një sasie për 350 kilogramë kanabis nga porti i Vlorës, në kohën kur Lelaj punonte në Policinë Kufitare të këtij porti.//sosnews.al
