Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjykatë dosjen ndaj Kompanisë Kurum,ish-administratorit të saj si dhe drejtorit të blerjeve pas dyshimeve të mashtrimit dhe pastrimit të parave.
Dy ish drejtuesit e larte Kray Zeytinoglu dhe ish drejtorit të skrapit Yucel Aksu dyshohet se kishin krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me dëm ekonomik ndaj shtetit me vlerë 1.5 milionë dollar.
Po me kërkesë së prokurorisë së Elbasanit,gjykata vendosi sekuestro mbi llogaritë bankare të Kurum.
Ish administratori i kompanisë dhe ish drejtori i skarpit,nëpërmjet faturave fiktive,deklaronin se kishin kryer aktivitet shit-blerje në vititn 2011 me disa kompani të tjera,të rregjistruara në qytetin e Laçit.
Në atë kohë gykata vendosi arrest me burg për këta persona por në prnga ra vetëm ish administratori ndersa ish drejtoti i skrapit u shpall në kërkim pasi ish larguar nga Shqipëria.
Kompania Kurum akuzohet nga prokuroria për mashtrim dhe pastrim parash. Çështja u hetua nga prokurorja Armanda Xhaferi.
Gjatë vitit 2011 shoqëria tregtare “Kurum Internacional” ka kryer aktivitet fiktiv të shit-blerjes së skrapit nga 4 shoqëri tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.Të gjitha faturat tatimore të shitjes së Skrapit për vitin 2011,rezultuan të falsifikuara pasi këto shoqëri asnjëherë nuk kishin kryer realisht aktivitet shit-blerje ndërmjët tyre.//sosnews.al
