Vellai i Klement Balilit, Bashkim Balili kërkoi në gjykatën e krimeve të rënda heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurive.
Por edhe pse séanca ishte caktuar këtë të martë mbrojtja kërkoi shtyrje për shkak të njohjes së akteve të organit të akuzës.
Sipas Bashkim Balilit sekuestro ndaj pronave duhet të hiqet pasi nuk kanë lidhje me aktivitete kriminale, por janë vendosur nga tregtia dhe bizneset prej vitesh. Pas kërkesës së mbrojtjes gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 9 janar.
Prokuroria ka vendosur sekuestro për disa prona të familjes Balili, mes tyre edhe resorti “Santa Quaranta”, 30 apartamente, troje, dyqane e pasuri të tjera.
