Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pesë persona që kanë protestuar edhe këtë të premte kundër traut që është vendosur në Parkun e Divjakës.

Mësohet se nën hetim është marrë kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka dhe katër të tjerë.

Kujtojmë që të premten pati sërish përplasje me policinë dhe protestuesit thyen xhamat e kabinës që është vendosur në hyrje të parkut.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version