Nëse protesta e djeshme u mbyll me disa të lënduar nga ana e efektivëve të policisë por edhe protestuesve, askush nuk foli për mediat e dhunuara.

Përfaqësues të partisë demokratike dhe LSI-së në raste të vecuara u shprehën se ishin dhunuar nga Policia, por ndryshe nga herët e tjera në protestat e opozitës së bashkuar u dhunuan dhe përfaqësues të medias, jo nga policia por nga protestuesit.

Një nga operatorët e terrenit të televizionit Top Channel u godit barbarisht nga protestuesit dhe u dëmtua në kokë nga persona të maskuar.

Një tjetër rast dhune ndodhi tek kryeministria kur një tjetër kameramani të televizionit Klan u godit me grusht nga protestuesit e opozitës.

Sërish tek kryeministria protestuesit e maskuar thyen mjetin e punës   (Dron) kameramanit të Vizion Plus.

Në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës dhunës nuk i shpëtoi dhe një tjetër kameraman i televizionit ABC NEËS. Ai u godit nga të rinjtë të cilët i thyen dhe kamerën.

Kjo nuk është hera e parë që mediat bien pre e dhunës e në asnjë rast nuk kanë mbrojtjen e nevojshme.

Pak ditë më parë drejtoresha e komitetit Shqiptar të Helsinkti Erida Skëndaj I kërkoi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që ndryshimet në kodin penal të parashikojnë dhe dhunën ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version