Pas protestës së dhunshme në rrugën e Kombit,ku gjithçka është shkatërruar vjen rreagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë ngjarje.

Rreagimi i kryeministrit Edi Rama:

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forvace të rendit në Kukës,do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë!Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!”

Mësohet se Ministria e Brendëshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit.Gjithashtu grupe të tjera policore,Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër e Lezhë janë nisur në ndihmë të kolegëve të tyre në Kukës.

Nga përleshja mes protestuesve dhe forcave policore mësohet se ka mbetur te plagosur 3 qytetarë,10 efektive policie si dhe një officer policie.

Sipas raportimeve oficeri i policisë,Adem Visha ndodhet në spitalin Rajonal të Kukësit.

Gjatë pasdites pritet të kryen arrestime të qytetarëve që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë,pasi është bërë dhe indentifikimi i tyre.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version