Banorët e qytetit të Kuksit por edhe qytetarë të ardhur nga Kosova ,kanë protestuar sot në rrugën e Kombit kundër tarifës prej 5 euro të vënë nga qeveria dhe kompania koncensionare.

Protesta paqësore e paralajmëruar në orrën 11:00,degradoi në dhunë dhe akte të tjera vandale.Qytetarët janë konfliktuar me forcat e policisë duke hedhur gurë e duke i vënë zjarrin kabinave të ngritura për mbledhjen e taksës në hyrje të tunelit.

Nga përleshja mendohet se 3 persona janë plagosur dhe ambulancat kanë mbërritur në vend ngjarje.

Forcat e policisë fillimisht janë përgjigjur me shkopinj gome por më pas me sa duket ka pasur një tërheqje dhe turma ka avancuar duke dëmtuar traun e vendosur nga firma për mbledhjen e pagesës.

Protestuesit kanë deklaruar se do të tërhiqen vetëm nëse hiqet trau.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version