Siç ishte parashikuar,protesta e Opozitës para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores Arta Marku,degradoi në përleshje mes forcave të policisë dhe protestuesve ku nuk munguan dhe tymueset në sallën e parlamentit.

Megjithë kushtet ekstreme,kryetari parlamentit,Gramoz Ruçi,nuk e ndërpreu seancën për zgjedhjen e kryeprokurorës ku dhe betimi i saj u bë në kushte ekstreme,mes tymit,brohoritjeve dhe situatës së tensionuar.

Gjithashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha,gjatë seancës tentoi të marr fjalën në foltore dhe thotë se u tentua t’i pengohej e drejta e fjalës. Ai shtoi se mazhoranca me këto sjellje po i shpallte luftë opozitës. “Na shpallën luftë, i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”.
Seanca parlamentare u ndërpre edhe nga kryedemokrati,Lulëzim Basha i cili së bashku me deputetët demokrat Flamur Noka dhe Edmond Spaho, çanë rrethimin e gardës.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u shtynë, por vetëm ajo më e rëndësishmja, zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme nuk u shty. Mes kaosit e tymit, Arta Marku mori 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.//sosnews.al

