Ka nisur protesta e organizuar nga opozita e kryesuar nga Lulëzim Basha,partia Demokratike dhe Monika Kryemadhi e Lëvizjes për Integrim.


I gjithë perimetri i Kryeministrisë është i bllokuar për qytetarët. Dhe aty po qëndrojnë forca të shumta të policisë. Po ashtu është mbuluar edhe hyra për tek selia e Kryeministrisë.gjithashtu e bllokuar është dhe rruga pas Piramidës dhe deri te Stadiumi “Qemal Stafa”. Në shërbim janë edhe ambulanca të shumta, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat Shqiponja, të cilat janë në gadishmëri të plotë.


Ashtu siç ka ndodhur edhe në protesta e tjera, në kordonin e parë të policisë para kryeministrisë qëndrojnë femra. Kjo tashmë është kthyer në një praktikë të policisë pas protestave në qeverisjen Rama. Duket se kjo taktikë përdoret për të shmangur incidentet pasi protestuesit do ta kenë më të vështirë të konfrontohen apo të godasin femra.


Të shumta kanë qenë pankartat ku ndër to pikasin fytyrat e kryeministrit Edi Rama,ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,Emiljano Shullazi,Kelmend Balili,Burim Keci,Mark Frroku,Lul Berisha,Elvis Rroshi,Arben Frroku si dhe Mark Frroku.


Gjithashtu ajo që ka rënë në sy janë efektivët me snajpera për të vëzhguar situatën dhe fotografuar protestën mbi godinat pranë bulevardit përballë Kryeministrisë.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version