Policia ka nisur procedim penal ndaj një 24-vjeçareje. Vajza me inicialet K.SH, sipas forcave blu, është shfaqur në rrjetet sociale duke publikuar një video ku mbante veshur uniformë me simbole të Policisë së Shtetit. E reja do hetohet për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet kjo shtetase e veshur me uniformën me simbole të Policisë së Shtetit.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version