Pak orë pas arratisjes së Emirjon Nikjas nga komisariati I policisë së Pukës SHÇBA arrestoi 2 punonjës policie, të ciët shpërdoruan detyrën.Mësohet se SHÇBA ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.
Arrestimi i dy punonjësve u bë pasi në momentin që Nikja do transportohej drejt Shkodrës për në dhomat e paraburgimit arriti tu ikë efektivëve.
Sipas ministrisë së brendshme pas kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.

