Gjatë ditës së sotme policia e Shkodrës në bashkëpunim me policinë e Pukës, në bazë të Planit Operacional për kontrollin e territorit dhe informacioneve policore arrestuan në flagrancë 2 shtetasit për kultivim te lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji 26 vjeç të dy nga Lezha.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis Sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike.

Forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.sosnews.al
