Policia e Korçës në bashkëpunim me Policine Kufitare në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e resteve të prodhimit,shitjeve të lëndeve narkotike,ka sekuestruar në total 24 kg e 412 gr hashash.
Policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të dy Polakëve :
- Jozef Drynda,23 vjeç
- Mikolaj Drynda,47 vjeç (at e birë)
Policia ka shpallur në kërkim dhe Sh.H.25 vjeçe banuese në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Gjithashtu policia ka ka arrestuar dhe Gabrijel.L. 28 Vjeç si dhe ka proceduar në gjendje të lirë M.D.25 vjeç, të dy nga Zyrih-Zvicër.
Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMW” me targa ZG42268, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
12 gram lëndë narkotike.sosnews.al

