Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së djelës në qytetin e Fietit,ku është qëlluar me armë në drejtim të një lokali.
Policia ka arritur të indentifikojë autorin A.P, 47-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji” Fier,ku 47-vjeçari qëlloi me pistoletë në drejtim të lokalit të A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç.
Në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja të pistoletës që u qëllua.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.//sosnews.al
