Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike në portin e Triestes. Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për një sasi prej 730 kilogramë kokainë, me vlerë prej 20 milionë euro.
Kokaina e cila dyshohet se ka ardhur nga Amerika e Jugut, ishte fshehura në një enë, në thasë me kafe. Pas shkarkimit, thasët me kafe u inspektuan nga doganierët dhe ushtarakët e Guardia di Finanza, ku të ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, kanë zbuluar lëndën narkotike.
Kjo është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në portin e Triestes.

