Makina “Hyundai Tucson” me targa MB qe drejtohej nga Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të brendshëm ka hyrë në rrethimin e gardës rreth orës 04:00 të datës 1 korrik.Pasi është futur në garazh 31 vjeçari nuk doli më nga andej.
Burime nga grupi hetimor por që nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se ka dyshime se Qordja ka qenë nën efektin e alkolit.Po të njëjtat burime thonë se në automjet janë gjetur edhe shishe birre.
Shkëlzen Qordja nga ora 01:00 deri rreth orës 04:00 ka qenë në mjediset e pub “ Folia” nën shoqërinë e disa miqve të tij, lokal nate që gjendet fare pranë ministrisë së brendshme.
Gjatë këtyre orëve i ndjeri kishte postuar edhe disa video story në rrjetin social intagram, që konfirmohet edhe nga miqtë e tij që e ndiqnin.
31 vjeçari njihej si person i qetë dhe prej shumë vitesh punonte si shofer i Fatmir Xhafës edhe në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë dhe mbante vetëm postin e deputetit./sosnews.al

