Një vjedhje në një stil ndryshe ka ndodhur në Pavionin e Toksikologjisë në Qëndrën Spitalore Universitare Tiranë.
Një 31 vjeçar është paraqitur si pacient në pavion dhe ka kërkuar ndihmë, por qëllimi i tij i vërtetë ka qenë të vjedh.
Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes shtetasi tashë i identifkuar dhe i shpallur në kërkim ( E.XH) nga policia ka arritur ti marrë një tjetër pacienti 2 telefonat celularë.
I dëmtuari me banim në Itali është paraqitur në ambjentet e komisariatit numër 4 ku ka bërë dhe kallëzim për vjedhjen.
/SOSNEWS.AL

