Qytetarë, bëni kujdes!!
Ky exchange në rrugën Myslym Shyri mban komision 8 % për çdo valutë që këmbeni.
Një qytetare që kishte shkuar për të thyer sot 1000 € , arkëtarja i kishte mbajtur një sasi prej 12 mijë lekësh komision. Qytetarja lajmëroi policinë por edhe redaksinë e Sos News.
Sipas burimeve në polici ky është denoncim i përsëritur mbi këtë pikë të këmbimit valutor. Po ashtu në kryeqytet janë edhe disa pika të tjera që aplikojnë këtë skemë mashtrimi.

