Kryeministri Edi Rama ka marrë një vendim për të dëmbuar nga Shqipëria ambasadorin Iranit,Gholamhossein Mohammadnia si dhe një diplomat tjetër të kësaj ambasade.
Mendohet se vendimi i marrë nga Rama vjen si pasojë e dyshimeve për përfshirjen e tyre në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.
Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët që jetojnë në vendin tone,si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.
I menjëhershëm ka qenë rreagimi i SHBA lidhur me dëbimin e dy diplomatëve Iranian.Në një reagim në mediat sociale Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Bolton ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit.
Gjithashtu përmes një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu përgëzon vendimin e kryeministrit Edi Rama për dëbimin, ndërsa shprehet se bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një letër të bërë publike ku përgëzon Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.
Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik.
Gjithashtu Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar me një letër ndaj vendimit të marrë nga Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Rama për dëbimin e dy diplomatëve Iranianë, pas zbulimit se po komplotonin për akte terroriste në Shqiperi.
“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”. //sosnews.al




