Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se shumë shpejtë do të vijë dhe emri i tij në fletën e votimit. I ftuar në emisionin “Frontline”, ai komentoi edhe veprimin e Ramës për të vendosur foton e tij në poster. Meta tha se i vjen keq për një person që sipas tij ka probleme të mëdha.
“Me cilën bashki kandidon ky zotëria?! Ky do bënte fushatë të lirë? Si e mbushi Shqipërinë me banera? Ato kushtojnë! Vetëm të na thotë ku do votojmë ne për këtë, se ky është kryeministër apo jo? Se pushteti vendosur është i pavarur nga ai qendror. Ky kë respekton? Ndarjen midis qeverisë dhe pushtetit vendor? Apo kandidon për çdo gjë? Institucionet e tjera nuk kanë vlerë në këtë vend?!
Vetëm keqardhje për një njeri me probleme të mëdha që nuk e ka vendin aty ku është, por të paktën të ketë një mjekim të specializuar mendor, që askush nuk ka guxim t’ia ofrojë mesa duket. Shumë shpejt do vijë vota dhe për emrin tim, por në 14 maj votohet Belind Këlliçi ose kandidati që ky e fsheh nga qytetarët”, tha Meta.