Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë së PS-së, nisi në orën 10:00 dhe u zhvillua në ambientet e Teatrit, ‘Petro Marko’. Gjatë mbledhjes, kyeministri Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie.
Më pas, ai bëri një shkëputje, për të pirë një kafe së bashku me deputetin Vullnet Sinaj dhe biznesmenin Sinan Idrizi.
Në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Gjatë ditës së sotme, po në ambjentet e teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e klubit Flamurtari, aty ku do marrë pjesë edhe Rama.
Kujtojmë se sot pasdite, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

