Kryeministri Edi Rama po takohet me kryemiministrin britanik, Rishi Sunak. Takimi ka nisur pak kohë më parë, ndërsa siç duket edhe nga pamjet, Rama ka zgjedhur që të shkojë i vetëm në takim, i pashoqëruar nga asnjë prej ministrave të tij.
Ndërkohë që jashtë godinës “10”, ishin mbledhur dhe reporterë që shkrepnin pamje nga takimi.

