Thuajse në çdo raport për kriminalitetin të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare emri i shqipërisë nuk mungon.
S’kishte si të ndodhte ndryshe edhe në raportin më të fundit të EUROPOL ( agjencia e zbatimit të ligjit në bashkimin europian ) mbi forcimin e grupeve kriminale nga trafikimi i lëndëve narkotike.
“ Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në vendet e BE-së ” thuhet në raport ndërsa pas vjen Maroku , një vend ku gjithashtu kultivohet masivisht hashashi.

Raporti rendit edhe mënyrat e trafikimit të drograve përfshirë edhe kokainën dhe heroinën ndërsa në total grupet kriminale ku përfshihen edhe ato shqiptare arrijnë të gjenerojnë në një vit 24 miliardë euro.
Raporti thekon vështirësinë që hasin edhe autoritetet në konfiskimin e pasurive të grupeve kriminale.

Vetëm 1 % e 24 mliliard eurove arrijnë të konfiskohen thotë Europol ndërsa disa grupe kriminale përveç trafikut të drogës janë të lidhura edhe me terrorizmin.
Raporti nënvizon si shqetësim edhe futjen në treg të disa llojeve të reja të drograve, kryesisht sintetike dhe tepër të rrezikshme.
