Redi Lamaj, ish-drejtori i Digitalb në kohën kur stafi mediatik kishte probleme me rrogat është punësuar si këshilltar në Shërbimin Informativ Shtetëror. Mësohet se Lamaj ka marrë postin e këshilltarit për drejtuesin e ri të komanduar të Shërbimit Informativ, Olian Kanushi.

Emerimi si këshilltar pranë drejtorit të ri nuk ka kaluar pa problem, kjo për vetë faktin se Lamaj nuk kishte certifikatë sigurie. Gjithsesi, prej dy muajsh ai qëndronte në zyrat e SHISH duke ushtruar detyrën e re.
Vetëm se fundmi Lamaj është pajisur me certifikate sigurie por ajo që është e habitshme është se si është lejuar të ushtrojë një funksion në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror pa rekuiziten ligjore më të rëndësishme, atë të certifikatës së sigurisë.
Në SHISH edhe kompanitë private të mirëmbajtjes apo të instalimit të pajisjeve të ndryshme deri tek ato elektrike pajisen me certifikata sigurie, ndërsa këshilltari i drejtorit të komanduar fillon punë pa e disponuar atë.
Gjithsesi duket se Lamaj tashmë është pajisur me këtë certifikatë, por mbetet e paqartë se si ka arritur ta marrë cestifikatën.
Largimi i Helidon Bendos kaloi jo me pak pikepyetje në media, ndersa kreu i opozitës Sali Berisha tha se kryeministri Rama i kishte mbyllur dyert kreut të SHISH dhe nuk e lejonte të merrte detyrën.
“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit”, deklaroi Berisha. Sosnews.al