Brighton ka befasuar Chelsean, duke e mundur 4-1 në Amaex Stadium.Skuadra e De Zerbit befasoi miqtë që në minutën e pestë me Trossard. Blutë e Londrës ishin të pafat në pjesën e parë, pasi realizojnë 2 autogola me Loftus Cheek dhe Chalobah, që dërgojnë topin në rrjetën e gabuar.
Chelsea u zgjua në pjesën e dytë me Havertz, duke dhënë shkëndija shprese për një përmbysje të mundshme. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe ekipi i Potter merr rezultatin e 3-të negativ radhazi, pas atyre barazimeve me United dhe Brentford. Sikur të mjaftonte, ekipi vendas realizon edhe të katërtin në fund me Gross.
Sulmuesi Armando Broja nuk u preferua titullar, lojtari kuqezi u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit, pasi mori vendin e amerikanit Pulisic.

