Rreth 30 azilkërkues u kthyen nga Franca dhe Belgjika me një avion të posaçëm në vendin tonë.
Gjatë deklaratës për shtyp të Zv.ministres së Brendshme Rovena Voda u shpreh se “përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre”.
Megjithëse shifrat e zilkërkuesve për 2017 kanë pësuar një rënie Zv.ministrja e Brendshme i bëri thirrje të gjithë azilkërkuesve që të heqin dorë nga tentativat për azil pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.Ajo theksoi se riatdhesimet do të vazhdojnë edhe në 2018.
