Rikthehet në detyrë si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit Anisa Kostani.

Efektivja e policisë u pezullua nga detyra më 19 gusht, pasi deklaratat dhe reagimet e saj në rrjetet sociale bënë bujë, teksa fyente dhe kërcënonte gazetarët e kronikës së zezë, pas një vrasje që ndodhi në qytetin e Elbasanit.

Ajo akuzoi gazetarët që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Kostani është rikthyer të premten në detyrën që mbante më parë.

Më herët, efektivja seksi ishte bërë e famshme në media pas një interviste ku tregonte se mbante në shtëpi një gjarpër./Balkanweb

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version