Për të kaluar kufirin shqiptar me qëllim azilkërkimin apo arsye të tjera shumë shtetas shqiptar kryesisht të rinj, po falsifikojnë dokumentat , letërnjoftimet si dhe vizat.

SOS NEWS ka siguruar dokumentat e falsifikuara të një të riu ka kryeqyteti i cili ka tentuar të largohet me dokumenta të falsifikuara përmes aeroportit të rinasit.

Me një letërnjoftim fals rumun, ( vend që ndodhet në zonën shengen dhe BE) ky shtetas i deportuar më parë për shkelje të afateve, ka tentuar sërish të largohet nga shqipëria.

Për t’u bërë i besueshëm përpara autoriteteve ai kishte falsifikuar edhe një kartë krediti por pas verifikimeve i riu është vënë në pranga dhe tashmë do të përgjigjet përpara drejtësisë.

/sos news

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version