Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas është arritur të parandalohet një rast i trafikimit të armëve.
Tre pako postare me pjese të një automatiku kallashnikov janë arritur të zbulohen pas kalimit në skanerin e kompanisë “ICTS”.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia mësohet se pakoja është nisur nga Tirana me qëllim kalimin tranzit drejt Greqisë dhe për të përfunduar në Angli në adresën pritëse.
Hetimet janë përqëndruar në disa drejtime ndërsa po tentohet të zbulohet më shumë rreth dërguesit (që rezulton se ka përdorur emër fiktiv) si dhe pritësit.
Për këtë rast po bashkëpunohet dhe me autoritetet greke dhe britanike.
/sosnews

