Protestat në Francë kanë dalë jashtë kontrollit. Ashtu siç u paralajmërua rreth 1 milionë njerëz kanë protestuar sot në Paris, duke shënuar numrin më të lartë deri më tani të pjesëmarrësve në këtë revoltë të organizuar kundër reformës së pensioneve, por këtë herë jo në mënyrë paqësore.
Sindikatat franceze kanë bërë thirrje për një një tjetër aksion më 28 mars që do të përkonte me ditën e fundit të vizitës shtetërore të mbretit Charles III në vend. Rreth 123 oficerë policie jkanë mbetur të plagosur në të gjithë vendin.
Ndërsa rreth 80 persona janë vënë në pranga. Ndërhyrja e policisë ka sjellë përshkallëzim të situatës dhe pëleshje me protestuesit të cilët kanë hedhur drejt tyre lëndë plasëse teksa në duar mbanin edhe flakadanë.
Policia është përpjekur të shpërndajë turmën duke hedhur gaz lotsjellës por pa rezultat, numri i tyre është shtuar. Qindra biznese janë shkatërruar, disa makinave u është vënë flaka në mes të rrugës. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris dhe më pas është zhvendosur në ‘Place de l’Opera’. Duke shmangur trazirat në vend, sot Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”.
Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.