Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë. Policia bën të ditur se personi me inicialet H.B, në gjendje të dehur, u rrëzua në banesën e tij e për pasojë mori dëmtime në kokë. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version