Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake rajonale në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, tha se forcat ruse lëshuan 6 raketa në rajon.
Ai tha se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan katër prej tyre, por dy nga raketat goditën një objektiv.
Kozytsky nuk specifikoi se çfarë u godit nga bombardimet apo nëse kishte viktima.
Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter dhe Telegram, ai tha: “Sot, armiku lëshoi 6 raketa në territorin e rajonit Lviv. Fatkeqësisht, pati dy goditje. Katër raketa janë rrëzuar nga ushtarët e PvK “Zahid”. Faleminderit mbrojtjes tonë ajrore për punën shumë profesionale”.
Kujtojmë që ditët e fundit qytetet ukrainase ndodhen nën një sulm të vazhdueshëm me raketa nga ana e forcave ruse. Objektiv i sulmit nuk janë vetëm zonat ushtarake por edhe popullata civile, duke bërë që Perëndimi të nxitojë në sigurimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

