Dy ditë më parë Kreshnik Gjini nga Mirdita u ekzekutua në Belgjikë teksa hipte në automjetin e tij.Autoritetet ligjzbatuese Belge kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre shqiptarë pasi ngjarja e rëndë mendohet se e ka pikënisjen në Rrëshen një vit më parë.
Me 9 Shtator të vitit 2016 në mes të qytetit të Rrëshenit ekzekutohet me kallashnikov Saimir Jaku 33 vjeç , ish drejtor i tensionit të lartë (OSHEE) në Veri të vendit. Jaku ishte daja i Kreshnik Gjinit.
Disa muaj më vonë në Itali një shqiptar u ekzekutua në rrethana misterioze, ndërsa dyshimet e policisë flisnin për një ngjarje të lidhur me Rrëshenin dhe se eleminimi i 43 vjeçarit Gasper Reçit, ishte një hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut.
Ndonëse asnjëherë nuk u provua përfshirja e Kreshnik Gjinit në atentatin ndaj bashkëkombasit tjetër po nga Rrësheni më 28 prill në Romë , hetuesit dyshuan se vrasja ishte një hakmarrje e pastër për llogari të ish drejtorit të tensionit të lartë në Rrëshen.
Një ditë më parë i gjithë kalvari i krimeve përfundoi me ekzekutimin e nipit të Jakut, 31 vjeçarit Kreshnik Gjini pranë një lokali në provincën e Saint-Denis në Belgjikë.
Ish- kryeministri Sali Berisha në Maj të vitit 2016 (3 muaj para vrasjes) akuzoi Saimir Jakun si person me të shkuar kriminale dhe i dënuar më parë në itali për trafik droge./sosnews

