Një 29 vjeçar nga Saranda vënë në pranga nga policia pasi të premten ka thyer urdhin e mbrojtes të vendosur nga gjykata për nënën e tij duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
I riu me iniciale E.Q është arrestuar në flagrancë nga unifomat blu të qytetit bregdetar dhe tashmë përvëç akuzës për ‘dhunë në familje’ do të përgjigjet edhe për akuzën e ‘veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës’.
Shpesh herë specialistët e fushës, kanë ngritur shqetësimin se urdhri I mbrojtjes që lëshohet mbetet vetëm në letër pasi mungojnë instance të tjera që mund të parandalojnë përshkallzimin e konflikteve në familje.
Vetëm gjatë të enjtes dhe të shtunës në mbarë vendin policia ka administruar 25 denoncime për dhunë në familje duke arrestuar 8 persona.
/sos news

