Sarandë-Policia ka bërë të mundur arrestimin e biznesmenit Timoleon Babi, 50 vjeçari pronar i një hoteli,një diskoje dhe një pallati në Sarandë.
Biznesmeni kishte përvetësuar një sasi të konsiderueshme toke në mënyrë të paligjshme në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.Policia Bashkiake ishte përballur me kundërshtimet e bisnesmenit gjatë verifikimeve të rastit në fjalë.
Më pas inspektorët e policisë Bashkiake janë detyruar të kërkojnë ndihmën e policinë së rendit.Efektivët e policisë gjatë kontaktit me biznesmenin kanë hasur kundërpergjigjet e tij i cili ka qëlluar me armë  dhe është larguar.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia arriti ti sekuestronte 13 grame hashash ndërsa arma me të cilën qëlloi efektivët nuk është gjetur ende.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version