Policisë Kufitare e Sarandës në Qafë Botë, në vendin e quajtur ”Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit, ka vërejtur një person i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.
Sapo ka parë forcat policore personi në fjalë ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për tju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.
Gjatë verifikimeve është vërejtur se në brendësi të gomës ka pasur të fshehura 14 pako me lëndë narkotike hashash, me peshë totale prej 8 kilogram.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë Greke,po vazhdojnë kontrollin dhe krehjen e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.sosnews.al
