Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu deklaroi për mediat se Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin në lidhje me shkrirjen ose jo të Bordit të Karburanteve. Ai u shpreh se nëse nuk do të ketë një vendimarrje, do të shohin çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje.
Logu shtoi se Bordi është i paligjshëm dhe u shpreh besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shfuqizimin e tij, njëjtë si për Bordin e Ushqimeve.
“Mendoj se çdo qeveri e përgjegjshme përfshirë dhe Kuvendin për aq sa e ka këtë funksion të adresonte nëpërmjet masave të duhura, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve duke subvencionuar atë çmim të rritur të çmimeve. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin e saj. Mbetemi shpresë plotë që Gjykata do të respektojë atë standard që është vendosur më 22 shkurt të këtij viti.
Nuk kemi arsye të mendojmë që Gjykata Kushtetuese do të shfuqizojë këtë bord. Nëse nuk do të ketë një vendimarrje siç ne e presim do të shohim çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje”
Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca e dytë dëgjuese për Bordin e Transparencës për karburantet, pas padisë së bërë nga Partia Demokratike. Sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe brenda 1 muaji, do të jepet vendimi.
Pala paditëse, ajo e PD-së zyrtare, thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Për PD, bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun. Bordi u ngrit në kushtet e luftës në Ukrainë, në mars të 2022.

